Drejtësia nuk ndëshkon drejtësinë, në 1 vit vetëm 5 gjyqtarë në akuzë, asnjë i dënuar
Ambasadori amerikan Arvizu tha se një pjesë e gjyqtarëve duhet të ishin në burg, një deklaratë që vjen si një këmbanë alarmi për gjyqësorin shqiptar. Më alarmante bëhet kjo nga fakti se statistikat tregojnë krejt të kundërtën e asaj që shpreh si shqetësim diplomati amerikan.Vetëm 5 raste njihen me statistika për vitin 2013, ku drejtësia është përballur vetë me drejtësinë dhe vetëm një gjyqtar është dërguar për gjykim në gjykatë, i cili gjithashtu ka fituar pafajësi.Bëhet fjalë për gjyqtarin e durrësit, Neritan Tabaku,i cili u akuza se kishte liruar nga burgu Ilir Xhakjan, i cili më pas ishte autor i vrasjes së komisar Adem Tahiraj.Ndërsa hetime nga prokuroria ka pasur edhe për 4 gjyqtarë të tjerë në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan por asnjë nga këta gjyqtarë nuk është ulur në bankën e të akuzuarve.Mbetet ende për tu parë se pavarësisht perceptimit të gjerë nga shoqëria dhe nga vendet mike të Shqipërisë të cilat japin ndihmën e tyrë për përmirësimin e sistemit gjyqsor në Shqipëri, ende nuk këmi parë një të dënuar nga radhët e gjyqësorit në këto 23 vite shtet të së drejtës.Ndërkohë që në total numri i ankesave në drejtim të KLD për gjyqësorin për këtë vit është 636,por më shumë se gjysma e tyre, sipas këtij institucioni janë të pabazuara. Ndërsa vetëm 122 ankesa janë në proçes vlerësimi paraprak ku KLD mund të vendosë për kthimin e pergjigjes ndaj qytetarëve, arkivim të çështjes për mungesë të elementeve për të filluar kontrollet.