Gjosha: Vlerësojmë mbështetjen e Francës, e nevojshme dhe në vijim
Gjatë vizitës së tyre në Francë Ministrja e Integrimit EvropianKlajda Gjosha dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ishin pjesë e seancës dëgjimore të Komisionit Parlamentar të çështjeve Evropiane, në Asamblenë Kombëtare të Francës. Kjo seancë u drejtua nga znj Danielle Auroi. Ministrat shqiptarë, prezantuan vizionin e qeverisë se re shqiptare në rrugën drejt integrimit evropian.Ministrja Gjosha i njohu anëtarët e Komisionit me disa prioritete thelbësore të qeverisë në lidhje me integrimin evropian. Ajo bëri me dije reformat që po ndërmerren në gjyqësor apo masat e konkrete kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministrja Gjosha u ndal në rëndësinë që ka për Shqipërinë, marrja e statusit të vendit kandidat sa më parë në mënyrë që Shqipëria të ecë drejt një rruge të qartë përpara.Duke i falenderuar anëtarët e komisionit që ju dhanë dy ministrave shqiptarë mundësinë për të bërë këtë prezantim, ajo vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Francës. Ajo shprehu gjithashtu nevojën që Shqipëria ka për mbështetjen e vazhdueshme të Francës, si një prej aktoreve kyç të Bashkimit Evropian.