Meda, Al-Abdulkarim: Rritje të shkëmbimeve ekonomike e tregtare Shqipëri-Arabi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Arabisë Saudite në Shqipëri, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim.Kryetari i Kuvendit Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Arabisë Saudite duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të njohin zhvillime edhe më dinamike.Në këtë drejtim, Meta u shpreh se “ekziston një traditë dhe mirëbesim i shkëlqyer mes dy popujve, si një bazë që ne duhet t’a shfrytëzojmë për rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes dy vendeve”.Ambasadori Al-Abdulkarim vuri theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më tej në të gjitha fushat.