Rama vizitë dyditore në Maqedoni me ftesë të Gruevskit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni, ndërsa e dyta pas asaj në Kosovë.Sipas axhendës së planifikuar, kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.Vizita u bë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Aleksandar Gjorgjiev.“Takimi i dy kryeministrave është vazhdimësi e praktikës pozitive midis dyja vendeve për takime të nivelit të lartë. Do të bisedohet për më shumë tema të interesit të përbashkët, përparimin plotësues të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën evroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve”, theksoi zëdhënësi Gjorgjiev.