Gjiknuri me Ministrin grek për Mjedisin: Kordinim mes qeverive për zbatimin e TAP

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Ministrin grek për Mjedisin, Energjinë dhe Ndryshimet Klimaterike, Ioannis Maniatis.Gjiknuri dhe Maniatis konstatuan rëndësinë që ka projekti i gazsjellësit TAP për të dyja vendet tona.Ministri Gjiknuri theksoi se TAP përbën një projekt që duhet vlerësuar maksimalisht pasi krijon hapësira të reja ekonomike bashkëpunimi mes dy vendeve.Të dy ministrat u ndalën edhe tek nevoja për të patur një koordinim mes qeverive për të lehtësuar maksimalisht fazat e zbatimit të projektit në terren.Në këtë linjë, Z.Gjiknuri dhe Z.Maniatis shprehën vullnetin e tyre për të ndërtuar mekanizmat e nevojshme me qëllim shtyrjen përpara të gazsjellësit TAP.Dy ministrat u shprehën të hapur për të zgjeruar hapësirën e bashkëpunimit edhe në aspekte të tjera që lidhen me energjië.