Arrestohet efektivi i policisë, vidhte makinat e bllokuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2013, 14:37
Ishte caktuar për të ruajtur automjetet e bllokuara por në fakt vetë efektivi i policisë së rendit, Kastriot Gjini, kryente vjedhjen e tyre.Ngjarja është shënuar në Kurbin të rrethit të Laçit, ku shtetasi Gjini është kapur në flagrancë nga kolegët e tij, duke vjedhur materiale dhe pjesë të automjeteve të blllokuara.Kjo pikë grumbullimi ndodhet në ambjentet e ish Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ka një numër të konsiderueshëm automjetesh të bllokuara.Ende nuk dihet se prej sa kohësh efektivi i policisë, Kastiot Gjini, me origjinë nga fshati Fushë-Milot, dhe një karrierë të gjatë në rradhët e policisë, kryente këtë veprim, apo sasinë e materiale që ai ka marrë prej tyre.Tashme ai akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre.