Tiranë, udhëtonte me biçikletë, makina përplas për vdekje një person

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja u regjistrua gjatë orëve të vona të së premtes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku një 50 vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 7700 R, duke u plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë për në spital, por nuk mundi t'i rezistonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë. Efektivët e Komisariatit Nr.1 bënë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.