Ligji i planifikimit të territorit, Gjermeni: Bashkëpunim me pushtetin vendor
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka garantuar te zgjedhurit vendore se me hartimin e Planit te Pergjithshem Kombetar , planet vendore te miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit nuk do të hidhen poshtë, por do të bashkërendohen dhe integrohen me të.Gjate tryezes së konsultimeve për rishikimin e legjislacionit të planifikimit dhe kontrollit të territorit, me Autoritetet Vendore, Gjermeni tha se çdo ndryshim do te behet ne konsesus te plote, ndërsa në muajt e parë të vitit të ardhshëm, ligji do te jete gati per ne parlament.Gjithashtu Gjermeni iu përgjigj interesimit të përfaqësuesve vendorë në lidhje me kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ku sqaroi se vendimi i Qeverisë nuk ka të bëjë me marrjen e kompetencave të pushtetit vendor, por me unifikim të tyre.Ministria e Zhvillimit Urban e ka cilesuar te pazbatueshem ligjin aktual te Pranifikimit të Territorit, prandaj tha ajo ka lindur nevoja për rishikimin e tij.