Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë, përfitimet dhe disavantazhet për Shqipërinë
Ndërsa shtohen zërat se Shqipëria mund të jetë një nga vendet e cila në territorin e saj do të shkatërrohen armet kimike të Sirisë, shoqëria civile ka filluar të rëndisë përfitimet dhe disavantazhet që i vijnë Shqipërisë nga kjo.Për analistin e çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ky mund të shihet si zhvillim pozitiv, pasi Shqipëria i ka kapacitetet për ti shkatarruar këto arme dhe përmë tepër do të kishte edhe përfitime ekonomike dhe politike gjithashtu.Mendim krejt ndryshe për këtë ka ambjentalisti Sazan Guri. Sipas tij Shqipëria nuk i ka kushtet për të pritur dhe shkatërruar sasi të medha armësh kimike. Ai shkon me tej se përfitimi ekonomik që i vjen Shqipërisë nga kjo nuk i përgjigjet dëmit të madh që i bëhet shendetit dhe mjedisit të shqiptarëve.Bëhet fjalë që rreth 1000 ton lëndë helmuese ushtarake që mund të vinë në vendin tonë në janar 2014, pasi kjo është periudha kur armët kimike do të largohen nga Siria dhe duhet të shkatërrohen deri në qershor të këtij viti.Ndërkohë që është folur që e gjithë sasia do të shkatërrohet në Qafë-Mollë, atje ku aktualisht qëndrojnë sasi të mëdha lëndësh kimike të Shqipërisë. Ndërsa shumica e ambientalisteve i kanë bërë thirrje qeverisë që të refuzojë kërkesën e OKB-së, nga Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka një komunikim zyrtar për këtë çështje.