Mbyllen 109 furra gëlqereje, pronarët konfrontohen me Inspektoriatin e Mjedisit

Aksioni i ndërmarrë nga inspektoriati mjedisor në ministrinë e mjedisit për prishjen e 109 furrave të gëlqeres në Krujë, është shoqëruar me kundërshtimin e pronarëve dhe madje edhe me shoqërimin në polici të disa prej tyre.Ndërhyrja dhe prishja e furrave të gëlqeres  u krye në zbatim të urdhërit të ministrit të mjedisit Lefter Koka, i cili kishte lënë afat për mbylljen e tyre më datën 31 tetor. Kjë masë e ministrisë së mjedisit u mor pas shqetësimeve të shumta të banorëve por edhe konstatimeve të agjensisë rajonale të mjedisit në Durrës.Pronarët kanë kundështuar këtë masë penalizimi, pasi sipas deklaratave të tyre kjo është e vetmja mundësi ku mund të nxjerrin të ardhura.Inspektoriati i mjedisit kishte lënë një muaj kohë pronarëve për mbylljen e furrave por kjo nuk ndodhi, çka detyroi forcat e policisë që në mbështetje të inspektoriatit mjedisor dhe INUK të ndërhynin forcërisht.