Demokracia lokale e rajonale në Shqipëri, KiE: Vendorët, peng të politikës
Anëtarët e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, në takimin e tyre të Sesionit të 25-të të Kongresit në Strasburg shqyrtuan një raport mbi gjendjen e demokracisë lokale dhe rajonale në Shqipëri, në vijim të një vizite monitorimi që u mbajt në muajin dhjetor 2012.Raporti evidenton me kënaqësi se decentralizimi i pushtetit ka qenë një komponent madhor i demokratizimit në Shqipëri dhe se kuadri ligjor është në përputhje me Kartën Europiane të VetqeverisjesVendore.Megjithatë, në raportin e tyre, raportuesit e Kongresit Ždenek Brož, (RepublikaÇeke ECR) dhe Åke Svensson, (Suedi, SOC) konstatojnë me keqardhje se niveli rajonal paraqet dobësi në raport me sistemin e përgjithshëm të qeverisjes dhe se shoqatat e qeverisjes vendore janë të fragmentarizuara dhe kanë vështirësi në marrjen e qëndrimeve të përbashkëta.“Një nga çështjet kryesore është se marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të zgjedhura vendore në Shqipëri janë të dominuara nga një mjedis tejet i politizuar që mbizotëron në vend, i cili është bërë një pengesë aq serioze sa nuk i lejon përfaqësuesit vendorë të përkatësive politike të ndryshme të shprehen me një zë të vetëm. Ata nuk arrijnë të gjejnë konsensus brenda shoqatave të qeverisjes vendore. Unë mendoj se kjo çështje është me rëndësi të madhe sot, pasi zgjedhjet e fundit e kanë ndryshuar përsëri panoramën politike të vendit”,shpjegoi Ždenek Brož në fjalën e tij gjatë sesionit.Rekomandohet gjithashtu që autoritetet qendrore shqiptare t’i përfshijnë të gjitha autoritetet lokale dhe rajonale në konsultimet e tyre dhe t’a formalizojnë procesin e konsultimit permes dispozitave ligjore të posaçme.Kongresi gjithashtu rekomandon që të intensifikohet proçesi i decentralizimit në Shqipëri, në dritën e Kartës,dhe të fillojë një reformë e sistemit territorial e cila t’i mundësojë komunave dhe bashkive përmbushjen e përgjegjësive të tyre në mënyrë efikase dhe eficiente. Kongresi inkurajon qeverinë që të rrisë kompetencat e deleguara të autoriteteve vendore,në raport të drejtë me burimet financiare për to dhe të qartësojë e të rrisë rolin e autoriteteve rajonale.Së fundi, raporti fton autoritetet shqiptare të nënshkruajnë dhe ratifikojnë Protokollin Shtesë të Kartës Europiane të VetqeverisjesVendore mbi të drejtën e pjesëmarrjes në çështjet e autoritetit vendor (CETS No. 207).