INUK ndërhyn te “Uji i Ftohtë” prishet lokali, pronarët: Kemi leje nga Bashkia
Vazhdon prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar të Vlorës. Në aksionin e radhës fadromat e INUK-ut kanë shkatërruar një lokal në Ujin e Ftohtë me pronar Lad Varfi.Pronari i godinës nuk ka qenë i pranishëm, pasi sipas familjarëve ka qenë jashtë shtetit. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur njoftim më herët për prishjen e godinës, e cila është me leje të rregullt ndërtimi nga Bashkia .Sipas motrës së pronarit i vëllai i saj ka fituar të drejtën e rindërtimit të godinës pas shëmbjes në vitin 2000 dhe ka fituar dëmshpërblim mbi 560 mijë euro nga gjykata, para të cilat nuk i ka marrë ende.Në ditët në vijim do të vazhdoj prishja e godinave të tjera të planifikuara nga INUK, me qëllim hapjen e hapësirave për ndërtimin e shëtitores përgjatë bregdetit nga zona e Skelës deri në Ujin e Ftohtë. Godinat që do të prishen në ditët në vijm, janë kryesisht lokale.