Ishte në "arrest shtëpie" për mitmarrje, përfundon në spital mjeku Nikolla Nunka
Përfundon në spital mjeku Nikolla Nunka, i arrestuar pak kohë më parë nën akuzën e mitmarrjes në qytetin e Korçës. Lajmi konfirmohet nga mjekët e spitalit rajonal të qyetit juglindor, të cilët bëjnë me dije se mjeku Nunka është paraqitur në spital me probleme kardiake. Pavarësisht kësaj ai nuk ka pranuar të shtrohet te reparti i Kirurgjisë dhe është shtruar në repartin e Infektivit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mësohet se është stabilizuar.Nunka, mjek kirurg në spitalin e Korçës ndodhet në arrest shtëpie pas vendimit të Gjykatës së Korçës në datën 14 tetor. Ai së bashku me mjekun reanimator të spitalit të Pogradecit Ismail Uzuni u arrestuan në 11 tetor të këtij viti , për akuzën e korrupsionit, pasi u merrnin pacienteve shuma të ndryshme parash në këmbim të shërbimeve shëndetësore.