Kërkohej për vjedhje, arrestohet punonjësi i Drejtorisë së pastrimit të parave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2013, 17:47
Arrestohet një punonjës i Drejtorisë së pastrimit të parave. Beqir Kuteli, 46 vjeç, është vënë në pranga nga forcat e policisë pasi ishte një person i shpallur në kërkim për vjedhje bankash dhe fallsifikim dokumentash, vepra penale për të cilat gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 5 vjet burg. Ndalimi i tij u bë në vendin e tij të punës.