Berisha: Rama 1 mln $ në “kosh”, obsesiv nga përgjimet hoqi sistemin dixhital

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka akuzuar sot pasardhësin e tij se hodhi në “kosh” 1 milion dollarë nga heqja e sistemit dixhital të rendit të ditës në sallën e mbledhjeve të qeverisë. Sipas Berishës, sistemi i kursente shtetit dhjetra tonelata letër dhe mjete te tjera kancelarie. Ndërkaq arsyen e këtij veprimi nga Kryeministri, ai e sheh tek obsesioni që Rama ka nga përgjimi.“Te dashur miq, obsesiv (dyshues) deri ne frike ekstreme, Piktori deshtak hoqi nga salla sistemin dixhital te rendit te dites te mbledhjeve te qeverise, i cili ka kushtuar 1 milion $ dhe qe i kursente shtetit dhjetra tonelata leter dhe mjete te tjera kancelarie. Ky sistem i instaluar tre vjet me pare do te lidhej ne vazhdim me te gjitha ministrite dhe agjensite e tjera dhe shume shpejte do te bente te mundur qe komunikimi ne te gjitha agjensite te ishte vetem dixhital per te gjthe administraten dhe te kurseheshin qindra milione leke materiale zyrash.Rama vuan shume nga obsesionet ne teresi dhe ai i pergjimit ne vecanti. Ai nuk hyri ne zyren e tij nga frika e çimkave (pergjueseve) ndonse dy agjensite mike qe ai thirri pas kontrollit te imte, çertifikuan zyren si te paster, pa pergjues. Pavarsisht nga kjo ai shqepi te gjithe parketin dhe suvane e zyres para se te futej por çimka nuk gjeti” thekson Berisha.Por historia nuk mbyllet këtu, pasi ish-kryeministri deklaron se Rama i këshilluar nga Ministrja Harito, ka urdheruar shkuljen e laptopeve dhe aksesoreve të tyre.“Historia vazhdon, kushurira me te cilen ndan shpirtin e zi te daje Kolekes i thote se pergjimi behet edhe nepermjet kompjuterit dhe aksesorvee te tij. Kaq u desh dhe u pre fillimisht kablli qendror fibro optik nga vete kushurira, si gjoja gabimisht, te nesermen ne darke u shkulen laptopet dhe aksesoret e tyre. Ketij i thone ndryshim. Me vrap drejt shkuares!!!” përfundon ai.