Projekti “sport planet”, Fidel Ylli: Qeveria Rama garanton ndërtimin e tij

Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli i shoqëruar nga prefekti i Korçës dhe nënkryetari i bashkisë Sotiraq Filo ka prezantuar projektin SPORT PLANET, i cili do të ndërtohet në qytetin e Korçës. Ylli ka theksuar se pavarësisht se qeveria e kaluar e ka lënë vendin në krizë, qeveria Rama  ka gjetur mënyrën se si do ti sigurojë fondet për realizimin e këtij projekti.Projekti shumësportesh “Sport Planet” është një nga projektet kryesore edhe të bashkisë së qytetit, i cili përveçse do krijojë mundësi për sportistët korçarë do të bëjë të mundur edhe zhvillimin  e mëtejshëm të Korçës në drejtime të ndryshme.Projekti shumësportesh pritet të marrë jetë vitin e ardhshëm, dhe ndërtimi i tij do të realizohet nëpërmjet një kredie që shteti shqiptar do të sigurojë por edhe nga rritja e të ardhurave që do të derdhin llotaritë sportive në arkën e shtetit, të paktën kështu ka deklaruar deputeti Fidel Ylli.