Tiranë, arrestohen dy persona nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim

Dy persona kanë rënë në prangat e efektivëve të Komisariatit Nr.1 në kryeqyetet për vjedhje. Ermal Shermenaj dhe Xhevdet Mehmeti të dy 32-vjeçarë,u arrestuan mbrëmjen e së premtes pranë tregut elektrik në Tiranë, pasi dyshohet se kryenin vjedhje në bashkëpunim.Sipas policisë gjatë kontrollit dy shtetasve iu gjetën 1 kallashnikov e 600 fishekë, 2 granata dore si dhe një maskë.Policia ka shoqëruar në komisariat dy të arrestuarit për akuzën e vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje, ndërkohë materialet lidhur me ta iu referuan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm të rastit.