Universiteti “Eqerem Çabej”, vlerësohet bashkëpunimi me shtetin italian

Përfaqësues të Ambasadës italiane në Tiranë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë kanë zhvilluar një takim me rektorin e universitetit të Gjirokastrës.Gjatë këtij takimi është vlerësuar bashkëpunimi Shqipëri-Itali ,duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin mes 2 Universiteteve, atij të Maceratës në Itali dhe Univesitetit “Eqerem cabej. Rektori, Gëzim Sala, është shprehur se bashkëpunimi që ka nisur prej vitit 1992, sot ka arritur nivele shumë të larta, ndërsa ka kërkuar mundësi të reja bashkëpunimi.Regjisori italian, Luca Vullo,i ftuar për të prezantuar filmin e tij të fundit "Zëri i trupit" që ka si tematikë kryesore komunikimin joverbal me gjuhën e shenjave, u shpreh se prezantimi i këtij filmi është në kuadër të një projekti kulturor mes dy vendeve.Prezantimi i filmit "Zëri i trupit" është një projekt i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës. Me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, regjisori Vullo do të ndjekë një tur në qytetet kryesore të vendit për të takuar studentë në vijim të projektimit të filmit të tij. Në Gjirokastër filmi prezantohet për nxënësit e klasave dygjuhëshe (italisht - shqip) dhe gjimnazistët e programit Iliria.