Bregu letër Haritos, kërkon sqarime për ristrukturimin e Ministrive
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar qeverisë Rama sqarime në lidhje me ristrukturimin e disa ministrive dhe për kontratat e lidhura nga ministritë pas 16 shtatorit të viti 2013.Letra i është drejtuar ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Sipas Letrës që deputetja Bregu ka nisur, Informacioni është kërkuar duke marrë shkas nga rritja e Ministrive të kabinetit qeveritar aktual nga 15 Ministri në 20 të tilla dhe si rezultat i deklaratave të Ministrit të Financave se institucionet qendrore kanë përfunduar ristrukturimin e tyre.Gjithashtu me anë të letrës kërkohet edhe një informacion i detajuar në lidhje me Ministritë që tashmë kanë miratuar organikën e tyre, relacionin analizues të institucionit propozues apo organikën e propozuar dhe mendimin e Ministrisë së Financave për secilën nga praktikat.Një tjetër pikë e rëndësishme në letër është edhe kërkesa për sqarim në lidhje me numrin e kontratave të përkohshme të lidhura prej çdo Ministrie pas datës 16 shtator, pozicione këto që rregullohen me anë të ligjit të nënpunësit civil.Qeveria Rama pas ardhjes në pushtet ka deklaruar se për çdo vend pune apo pozicion drejtues do të ketë konkurime. E pikërisht duke u nisur prej kësaj, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, ka kërkuar prej Ministres Harito informacion edhe në lidhje me numrin e pozicioneve për të cilat është shpallur konkurim.Në bazë të ligjit Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike duhet që ta dërgojë këtë informacion brenda 15 ditëve nga data e dërgimit të letrës.