Hapet panairi i verërave: Pini sa më shumë verë shqiptare
Panairi i verërave i hapur në rrugën “Murat Toptani “në Tiranë synon ti prezantojë qytetarëve shqiptarë verërat nga 28 kantina në vend, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova e treva të tjera shqipfolëse.Panairi është ekspoze e verërave të kuqe, verërave të bardha dhe atyre më të vjetra. Zv. kryetari i bashkisë, Enno Bozdo, tha se Bashkia mbështet panairin të kësaj natyre e të gjithë janë të interesuar të provojnë verëra cilësisht të mira.Po ashtu edhe kryetari i Dhomës së Tregtësisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jakaj, tha se bizneset si bare e restorante po dhe qytetarëve tu kujtojmë që në vend prodhohen verëra cilësore dhe lehtësisht të krahasueshme me të huajat.Panairi do të qëndrojë i hapur edhe në fundjavë. Për pjesëmarrësit do të ketë edhe çmime të veçanta për secilën kategori.Interesi që në ditën e parë ka qënë i lartë, duke na kujtuar edhe një herë që pavarësisht ekonomisë, shqiptarët janë pijedashës dhe për një verë në shtëpi nuk do të kursenin aspak.