Formulari A3 plotësohet nga 4 nëntori, më shumë kuota boshe Universitetet e rretheve

Duke filluar nga e hëna, të rinjtë që kanë dëshirë për të nisur studimet e larta, ose ata që nuk kanë fituar në preferencat e para do të plotësojnë online formularin A3. Kjo është mundësia e fundit për të nisur Universitetin dhe lista e plotë e fituesve do të shpallet në datën 12 nëntor.Drejtori i Agjencisë Kombëtare të provimeve, Alfons Harizaj, thotë se këtë formular e plotësojnë ata që nuk kanë plotësuar më parë A2, ata që kanë kaluar suksesshëm vjeshtën ashtu dhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit.Në vend, sipas AKP ka rreth 5000 kuota të lira. Por, Universitetet në rrethe kanë numrin më të lartë të kuotave boshe, sepse kryeqyteti vazhdon të ketë po të njëjtin fluks.Ata që nuk do ta plotësojnë këtë formular janë personat të cilët kanë fituar një ndër preferencat e para dhe janë regjistruar.