"Nuk e njohim fjalën kursim", shqiptarët kanë para vetëm sa për tu ushqyer
Qytetarët shqiptarë nuk kanë para për të kursyer. Në bazë të anketave të fundit të realizuara shihet qartë se shqiptaret punojne per buken e gojes, pasi mbi 70% të buxhetit familjar e shpenzohet për buke dhe pothuajse nuk kursejnë asgjë.Kriza ekonomike dhe papunësia ka bërë që shtresa e mesme e qytetarëve të shpenzojnë vetëm për nevojat ushqimore.Në ditën Ndërkombëtare të kursimit ata shprehen se janë të detyruar që të shpenzojnë vetëm për siguruar gjërat elementare për një familje, ndërkohë që blerjen e veshjeve apo elektroshtëpiaket i cilësojnë si blerje luksi.Data 31 tetor, që prej vitit 1924 është Dita Ndërkombëtare e Kursimit, e vendosur në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimit dhe synon që të promovojë kursimin si një kulturë e shëndetshme për ekonominë familjare dhe ekonominë në tërësi.