KLSH merr pjesë në Kongresin e XXI-të të INTOSAI, Leskaj takime me homologë

Më datat 22 deri 26 Tetor 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në punimet e Kongresit të 21-të të INTOSAI, organizatës ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit(SAI).INCOSAI 21 i zhvilloi punimet e veta në Pekin, Kinë me pjesëmarrjen e 192 institucioneve supreme të auditimit, përfaqësuar nga më shumë se 600 delegatë nga të gjithë SAI-t anëtare të INTOSAI-t, te drejtuar nga Kryetaret e SAI-ve. Delegacioni shqiptar drejtohej nga z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH.Gjatë punimeve të Kongresit të 21-të të INCOSAI-t, Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH zhvilloi një takim pune me z. Josef Moser, President i Gjykatës Austriake e Auditimit, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t.Kryetari i KLSH u takua dhe me z. Gene Dodaro, Auditues i Përgjithshëm i Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare(GAO) të SHBA, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit mes KLSH dhe GAO-s amerikane. Një takim i veçantë pune u realizua me z. Liu Jiayi, Kryetar i SAI-t të Kinës, njëkohësisht edhe Presidenti i ri i INTOSAI-t.Gjatë pjesëmarrjes në Kongres, Kryetari i KLSH zhvilloi biseda të gjata pune me z. Recai Akyel, President i Gjykatës Turke të Llogarive, me z. Krzysztof Kwiatkowski, President i Zyrës Kombëtare të Auditimit (NIK)- të Polonisë, me z. Jacek Jezierski, ish-President i NIK, si dhe me z. Magnus Lindell, zv/Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Suedisë, ku u shkëmbyen ide dhe informacione lidhur me ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe përcaktimin e përparësive të bashkëpunimit të mëtejshëm.Z. Leskaj u takua dhe me homologë të tjerë partnerë të KLSH, me të cilët KLSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, si z. Ivan Klesic, Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Kroacisë, z. Milenko Sego, Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Bosnje dhe Hercegovinës, z. Milan Dabovic, President i SAI-t të Malit të Zi, zj.Tanja Tanevska, Audituese e Përgjithshme e SAI-t të Maqedonisë dhe z. Naser Ademi, zv/Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Maqedonisë.Me z. Ioannis Karavokiris, President i SAI-t të Greqisë, u ra dakord nënshkrimi i marreveshjes së bashkëpunimit mes KLSH dhe SAI-t grek në dhjetor 2013, ndërsa me SAI-n e Serbisë, pas takimit me Presidentin e Institucionit Shtetëror të Auditimit, z. Radoslav Sretenoviç, u ra dakord nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në fillim të vitit 2014.Gjatë bisedave me homologët, u theksua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm në fushat e trajnimit dhe shkëmbimit të informacionit, si dhe u shpreh vullneti i përgjithshëm për t’i konkretizuar edhe më tej në të ardhmen e afërt këto marrëdhënie, duke u drejtuar edhe në fusha të tjera, si auditime të përbashkëta, paralele, etj.