Ministri Haxhinasto takim me drejtorin e BERZH, diskutojnë për projekte

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim me Drejtorin per Evropën Qëndrore dhe Juglindore te Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jean Marc Peterschmit. Biseda u fokusua në realizimin e projekteve në sektorin e transportit të financuar nga kjo Banke.“Banka është e angazhuar të çojë përpara projeket e financuara prej saj dhe se duhet të kemi një paketë të mirërenditur të prioriteteve në sektorin e transportit”, tha z. Peterschmitt.Nga ana e tij Ministri Haxhinasto u shpreh se tashmë po aplikohet një përqasje e re në planifikimin buxhetor përmes një prioritarizimi të kujdeshem të projekteve per te kaluar nga niveli i planifikimit per projektin në nivelin e planifikimit për programimin, për t’i bërë investimet sa me të qendrueshme, c’ka eshte ne linje edhe me politikat e Qeverise Shqiptare dhe BERZH-it.Perfaqesuesi i BERZH tha se duhet te fokusohemi ne projektet ekzistuese per t’i perfunduar ato si dhe te mendojme per mirembajtjen e atyre qe kane perfunduar.Ministri Haxhinasto theksoje se shpenzimet publike per mirembajtjen kane qene te pakta.Ai tha se duhet te ndryshoje metoda e trajtimit të kompanive duke qene korrekt me detyrimet ndaj tyre por edhe duke i kerkuar atyre standarte per punet e kryera.Më pas Haxhinasto u shpreh se do te rifillojme me ritme te reja me projektet aktuale që financohen me fonde të BERZH si ndërtimi i rrugës Dames – Tepelene, by-passin e Vlorës, projektin e rrugeve rajonale, by –passi i Fierit si dhe projektet ne portin e Durresit. Gjithashtu u diskutua per realizimin e projektit per permiresimin e linjes hekurudhore Tirane – Durres me lidhje Aeroportin e Rinasit si dhe Portin e Durresit.