Ambasadori turk takim lamtumire me Metën: Turqia do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në takim lamtumire, Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Hasan S. Aşan.Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën katër vjeçare të Ambasadorit Aşan në Shqipëri si një kontribut të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe i shprehu atij mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë.Marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë të dy vendet po njohin një progres të gjithanshëm, u shpreh z. Meta, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri në të ardhmen.Ambasadori Aşan shprehu mirënjohjen e tij të thellë për miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka gjetur nga të gjitha institucionet shqiptare, dhe në veçanti nga z. Meta gjatë katër viteve të kaluara, duke theksuar se Turqia do vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë.