Ndotja e maleve të Krujës, kamionat zbrasin mbeturinat tek Shkëmbi i Vajës

Duhet te ofroje ajrin e paster dhe peisazhin karakteristik te saj, por ne fakt ndodh e kunderta.Prej kohesh ne malet e Krujes, tek vendi i quajtur Shkembi i Vajes, çdo dite derdhen tonelata te tera mbetjesh te çdo lloji duke shkaktuar nje ndotje ekologjike ne nivele te larta. Pavaresisht se derdhja e tyre kryhet ne çdo ore te dites, ende nga strukturat pergjegjese nuk ka asnje penalizim, duke u bere pale ne kete ndotje masive qe po ndodh ne kete zone, e cila prek dhe ujrat e lumit Droje.Lapidari i heroinave krutane, duket se eshte kthyer ne nje sinjalizues per drejtuesit e mjeteve te tonazhit te rende, si percaktim se ku duhet te derdhin mbetjet. Pamjet e filmuara tregojne qarte ate çfare ndodh ne kete zone, pavaresisht se ky kamion largohet pasi pikas kameren tone. Ky fenomen rregjistrohet prej kohesh ne kete zone,ndonese Keshilli bashkiak i Krujes ka caktuar nje vend tjeter per grumbullimin e mbetjeve.Zbrazja e kazaneve te kamionave ne kete vend, kryhet vetem per te shkurtuar itinerarin rrugor, pa llogaritur demin ekologjik qe po i shkaktohet zones. Kjo eshte nje prej krahinave ku fare mire mund te zhvillohet turizmi malor, por me kete ndotje mjedisore, kjo gje as nuk mund te mendohet.Tashme eshte detyra e pushtetit vendor te nderhyje, duke ndaluar kete fenomen negativ, i cili po shperfytyron te gjithe bukurine e zones.