“Rrogë” për gratë shtëpiake, Gjosha: Të aplikohet skemë e veçantë sigurimi

Ministria e Integrimit Evropian, duke pasur në fokus rritjen e emancipimit të gruas në shoqëri si faktor i rëndësishëm në integrimin e vendit, organizoi sot Konferencën me temë: “Gratë dhe procesi i Integrimit Evropian”.Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha, theksoi gjatë konferencës se qeveria është e vendosur të fuqizojë rolin e gruas në shoqëri. “Barazia ndërmjet grave dhe burrave është një nga parimet themelore të Bashkimit Europian. Barazia gjinore është një nga pese vlerat mbi të cilat është themeluar BE-ja, është më shumë se një slogan, arritja e saj është përgjegjësia jonë”, u shpreh znj. Gjosha gjatë konferencës.Ajo shtoi se janë bërë një sërë hapash të rëndësishëm, por e gjitha kjo është shumë larg nga përfundimi pasi ka ende shumë punë për të bërë.“Qeveria Shqiptare i ka shpallur luftë pa kompromis trafikut të qenieve njerëzore e veçanërisht grave e fëmijëve si dhe luftës kundër dhunës në familje”, tha znj. Gjosha. Ajo vuri theksin në nevojën e përfshirjes së grave në procesin e vendimmarrjes. “Nëse ne dështojmë në të , jo vetëm që do të përjetësojmë një sistem që është në thelb i padrejtë dhe i gabuar, por gjithashtu do të jemi të humbur në ide të reja, perspektiva të freskëta dhe talente sipërmarrëse të gjysmës së shoqërisë”, tha në fjalën e saj Ministrja Gjosha.Ajo theksoi se qeveria do të punojë me angazhim të plotë për :-Përfshirjen në skemën e sigurimeve Shoqërore, të punës së papaguar të grave dhe vajzave shtëpiake.-Rritjen e aksesit në arsimin profesional, duke eliminuar stereotipet gjinore-Zbatimin, forcimin dhe monitorimin e Ligjit për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve ndaj dhunës.-Për pagë të barabartë për të njëjtin vend pune, çështje kjo e fokusuar më shumë në sektorin privat.I pranishëm në konferencë, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri z.Ettore Sequi përcolli mesazhin se gratë shqiptare munden të forcojnë rolin e tyre në shoqëri.“Gratë shqiptare kanë pasur të drejtën e votës që në vitin 1920, dhe 51 vite para Zvicrës. Nëse nuk keni besim tek vetja kush do të ketë besim tek ju? Rekomandimi im është të keni besim tek tek vetja juaj, sepse ju mund të jepni progres dhe ndikoni në procesin e integrimit në BE”, tha z. Sequi gjatë konferencës.Duke vënë në dukje se shoqëria shpesh herë i ka diskriminuar gratë, Ambasadori i BE në Shqipëri ,z. Sequi theksoi se barazia gjinore është si graviteti, ajo është fondamentale."Progres Raporti flet edhe për mbrojtjen e grave si pikë shumë e rëndësishme, na njeh dhe me agjendën për të vepruar. Dhe unë besoj se Ministria e Integrimit do t'i kushtojë rëndësi të madhe kësaj çështjeje. Shpresoj që gratë në qeveri të mos lodhen së luftuari, ju duhet të luftoni fort kundër diskriminimit", u shpreh z. SequiRezidentja e OKB-së në Tiranë, znj. Zineb Touini-Benjelloun, falenderoi Ministren e Integrimit, znj Klajda Gjosha për iniciativën duke vlerësuar hapat e ndërmarrë në përmirësimin e legjislacionit. Ajo theksoi se emancipimi i gruas në Shoqëri ka ende disa sfida përpara, të cilat duhet të realizohen. “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë në çështjet e barazisë gjinore dhe do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë, pasi forcimi i pozicionit të gruas ofron më shumë stabilitet në të gjithë vendin”, tha rezidentja e OKB-së në Tiranë.Një tjetër e ftuar në panel, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian znj. Majlinda Bregu, u shpreh se është bërë një punë e madhe për legjislacionin i cili është sot mekanizëm reference për të dënuar dhunuesit. “Por vetëm ndërgjegjësimi, vetëm ligji nuk mjaftojnë. Duhet një fushatë agresive kundër dhunës, në familje e cila nuk bëhet vetëm nga qeveria, por nga të gjithë aktorët. Sot kemi një situatë agravante të dhunës në familje, ndërkohë që kemi një legjislacion të mirë, ndaj është e domosdoshme një fushatë agresive”, tha Bregu.Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE në Tiranë, z. Robert Ëilton,falënderoi gjithashtu Ministren Gjosha për konferencën e organizuar, duke theksuar se barazia gjinore është çelësi për progresin e vendit.“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë rritjen e përfaqësimit të gruas në politikë dhe do të vijojë të implementojë projekte të cilat synojnë fuqizimin e grave””, tha z. Wilton.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj u shpreh se Integrimi i vendit nuk mund të jetë një punë Part-Time, ku gratë të ndjehen të veçuara ose të përjashtuara.“Qeveria shqiptare ka filluar të reflektojë me vepra. Me praninë e Klajdës dhe 5 ministreve të tjera vendimmarrja është bërë më e mirë, përfaqësimi është bërë më i mirë. Ne gjithashtu kemi politika të reja të cilat përqendrohen të gratë, qoftë në dhënien e mikroredive, qoftë në përfitimin e ndihmës ekonomike të cilën kemi menduar túa kalojmë grave, si dhe nxitjen e arsimit profesional për to”, tha Veliaj.