Autostrada Levan-Vlorë, vazhdon vjedhja e pjesëve metalike për skrap

Edhe pse i ngritur disa here si shqetesim, ende asnje reagim nuk po ndermeret mbi vjedhjet e paskrupullta qe po ndodhin ne elementet perberes te autostradave ne vendin tone. Kamera jone i eshte rikthyer serish situates ne te cilen ndodhet autostrada Levan-Vlore, e cila ka perfunduar vetem para pak kohesh. Gjendja eshte edhe me negative.Si te mos mjaftoje grabitja e trafikmbrojteseve, tashme kesaj autostrade po i hiqen edhe bulonat mbajtes. Qendrimi i atyre pak elementeve qe kane mbetur pa bazament, tashme jane rreziku numer nje per drejtuesit e automjeteve dhe udhetareve, pasi do te mjaftonte nje ere e forte dhe te gjitha keto pjese metalike do te fluturonin mbi autostrade.Lidhur mbi kete problem nga an e policise thuhet ky aks po mbahet nen vezhgim, por ende nuk a asnje te ndaluar,nderkohe qe firma mirembajtese merret vetem me pastrimin e barishteve, duke mos i kushtuar aspak rendesi zhveshjes qe po i behet kesaj autostrade.Ajo qe nuk mund te mohohet tashme eshte fakti qe te gjitha taksat e shtetasve shqiptare po vidhen, duke u kompesuar ne vlera qesharake,nderkohe qe policia nuk eshte e afte te ndaloje qofte edhe nje person te vetem, duke filluar nga jugu i vendit ne veri te tij.