Itali, luanin "ruletë ruse", plagoset shqiptari , në gjendje të rëndë

Loja "ruletë ruse" me pistoletë ka reezultuar thuajse fatale për një 20-vjeçar shqiptar në Itali. Amarildo Mehmeti sipas karabinierëve italianë i ka drejtuar pistoletën fillimisht një mikut të tij dhe ka bërë një shkrepje boshe, por kur ia drejtuar vetes arma është shkrepur dhe 20-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.Ngjarja është shënuar në apartamentin ku banonte 20-vjeçari në rrugën Alfani në Firence, dhe të pranishme kanë qënë edhe dy vajza, gjithashtu shqiptare. Mjekët thanë se i riu shqiptar ndodhet në koma farmologjike e po lufton mes jetës e vdekjes.Karabinierët kanë mbërritur në apartament pas alarmit që kanë dhënë disa shitës që kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkaq policia ka ndaluar një tjetër shqiptar, në shoqërinë e të cilit ka qënë i plagosuri, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vajzat që janë larguar menjëherë pas ngjarjes.Hetuesit mendojnë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit kur kanë nisur lojën e "ruletës ruse".