Milan ofron 20 milion euro dhe Abaten për Pastoren
Skuadra e PSG kërkon që të largojë nga skuadra argjentinasin Javier Pastore që në merkaton e Janarit. Ish lojtari i Palermos që u ble 1 vit më parë për shumen e 40 milion euro tashmë është pranë largimit nga skuadra e sheikëve arabë. Pastore nuk ka arritur të shprehë talentin e tij te skuadra e PSG ndërsa trajneri Ancheloti shpesh herë është detyruar ta lërë në stol argjentinasin. Sipas mediave franceze bëhet e ditur se skuadra e PSG e ka nxjerrë në shitje tashmë argjentinasin dhe presin oferta për të marrë shërbimet e tij. Menjëherë pas deklaratës së bërë nga drejtuesit e ekipit francez disa skuadra janë vënë në lëvizje për të blerë kartonin e tij, ndërsa Milan është skuadra më e avantazhuar. Kuqezinjtë duke parë edhe marrdhëniet e mira që kanë me drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe sidomos me administratorin Leonardo dhe teknikun e PSG Anchelotin mund të arrijnë më thjesht te mesfushori Argjentinas.Sipas mediave italiane dhe konkretisht nga Sport Mediaset behet e ditur se drejtuesit kuq e zi u kanë ofruar kryeqytetasve Shumen e 20 milion eurove dhe kartonin e Mbrojtësit Abate. Në rast se francezët do të pranojnë oferten e "djallit" atëher Pastore do të zhvendoset në Milano ndërsa Abate do tu bashkohet dy ish shokëve të skuadres Tiago Silva dhe Ibrahimoviç që kaluan te PSG në merkaton e Veres.