Raportuesi i PE-së: Në Maqedoni atmosferë presioni dhe frike

Raportuesi i PE-së, Richard Hovit bëri thirrje që deri në dhjetor të bëhen përpjekje për rezultate konkrete në përmirësimin e kësaj situate.Përpjekjet diplomatike të IRJM-së për të siguruar datën për nisjen e negociatave për anëtarësim duhet të kenë mbështetje, mirëpo ekziston rreziku se në këtë vend është krijuar një atmosferë e presioneve dhe frikës.Kjo u theksua sot nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Richard Hovit gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Eurodeputeti britanik nënvizoi se për tu siguruar data për nisjen e negociatave duhet të binden më shumë se dy vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE), tek të cilat ka një shqetësim për zhvillimet në Maqedoni.Ai bëri thirrje sërish që deri në dhjetor të bëhen përpjekje që vendi të tregojë rezultate konkrete në përmirësimin e kësaj situate.Hovit për këtë propozoi tri çështje: të bëhet përparim më i madh në implementimin e Marrëveshjes së marsit për dialog politik midis pushtetit dhe opozitës, të bëhet progres në marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë, dhe shqetësimi i tretë që të zhvillohen aktivitete dhe të arrihen rezultate konkrete në përmirësimin e lirisë së mediave.Raportuesi i Parlamentit Evropian ka folur edhe mbi rastin e dënimit me burg të gazetarit hulumtues Tomislav Kezharovski, duke shfaqur shqetësime për elemente të dyshimta rreth dënimit të tij si dhe për një dënim të motivuar politikisht.