Kacin: S`ka shpresa për zgjidhjen e emrit
Deputeti i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin ka theksuar se nuk ka shpresa për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë. Ai ka nënvizuar se një nga koleget e tij, eurodeputetja greke Marija Eleni Kopa është shokuar nga lajmi se pala greke në negociatat për kontestin e emrit ka propozuar emrin “Maqedonia Sllavo – Shqiptare”.“Situata nuk është pjekur për zgjidhje. Marija Eleni Kopa sot ishte e tmerruar kur i thash se cili është propozimi i tyre zyrtare. Nuk besoi për një gjë të tillë të propozuar”, deklaroi evrodeputeti slloven Kacin, i cili po qëndron për një vizitë në Uashington.Kacin në takimin e Këshillit VeriAtlantik në SHBA ku është biseduar për perspektivat e Evropës Lindore, kërkoi që SHBA të bëjnë angazhim për zgjerimin e Aleancës, edhe ate në Samitin e 2014 në Londër, por duke përmendur vetëm anëtarësimin e Malit të Zi.Eurodeputeti Kacin i pyetur nga gazetarët maqedonase se përmes nuk përmend Maqedoninë në zgjerimin e ardhshëm, ai theksoi se ky vend nuk ka treguar se dëshiron që të arrijë zgjidhje për kontestin e emrit dhe se për shkak të kësaj nuk ka mundësi të pritet anëtarësimi i saj.