Mustafa: Zoti ju marroftë nëse nuk votoni LDK-në
“Urimi i keq që po u bëj unë atyre votuesve që do votojnë Bujar Neflorën, u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër” kështu pati mallkuar katër vite më parë elektoratin që s’do t’i japë votën, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj.Kjo mënyrë e të bërit politikë në Shqipëri duket se është eksportuar edhe në Kosovë.Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kandidat për kryetar të Prishtinës ka bërë një fushatë të pazakontë në fshatrat e Gollakut. Mustafa ka thënë se ka punuar aq shumë gjatë mandatit katërvjeçar në këtë pjesë, saqë është turp të votohet ndonjë parti apo kandidat tjetër.E nëse kjo ndodh, nëse banorët nuk votojnë LDK, Mustafa ka një urim për ta:“Unë kam ardh sot, që të kërkoj votën e juaj, edhe të juajen që jetoni në fshatra edhe të atyre që jetojnë në qytete, që gravitojnë, nga fshatrat e Gollakut, sepse kjo votë është votë e merituar, edhe mua bile për juve s`më vjen hiq marre t`ju kërkoj votën edhe me ju thonë Zoti ju marroftë të gjithëve nëse s’e votoni LDK-në”, ka thënë Mustafa.