Kosova nis sot negociatat për MSA-në
Kosova nis sot negociatat zyrtare me Bashkimi Evropian për Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit. Afati i fillimit të këtyre negociatave dhe përfundimit të tyre në pranverën e vitit 2014, me synimin që marrëveshja të nënshkruhet në verën e ardhshme ka qënë pjesë e e raportit te progresit të Komisionit Evropian për shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE, përfshirë edhe raportin për Kosovën.Në raportin e publikuar nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule, Kosovës i kërkohen reforma në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë kërkesat që të jap dëshmi konkrete për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Po ashtu Komisioni Evropian kërkon hapa të menjëhershëm kundër gjuhës së urrejtjes, duke radhitur në mesin e shqetësimeve për Kosovën sulmet ndaj komunitetit me orientim homoseksual, si dhe veprimet ndaj medies dhe shprehjes së lirë.Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle do të vizitojë sot Prishtinën, për ti treguar edhe më tepër qeverisë së Kosovës rrugën që duhet të ndjekë për të kaluar në shtegun europian. Nga qeveria e Kosovës thonë se gjithçka është gati për këtë proces dhe se do ti jepet një rëndësi e veçantë marrëveshjes së stabilizim asocimit.Bisedimet me Serbinë ishin ato që siguruan fillimin e këtyre negociatave dhe Komisioni Evropian e ka cilësuar vitin 2013 si periudhë historike për Kosovën për shkak të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të arritur në bisedimet e ndërmjetuara nga Bashkimi Evropian.