Vuçiç në 1 nëntor në Kosovë, Prishtina vë traun për Vulin
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën të premten më 1 nëntor dhe jo një ditë më parë, siç ishte planifikuar më parë.Detaje të kësaj vizite, do bëhen më vonë, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë.Vuçiç pati deklaruar se në Kosovë do të shkonte bashkë me Aleksandër Vulinin, i cili nga autoritetet e Kosovës ndiqet për kalim ilegal të kufirit.Siç bëhet e ditur nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, vizita e Vucic është lejuar, por jo edhe e Vulin dhe se për këtë ka edhe një mirëkuptim nga Brukseli, pasi ai ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ditë më parë ka deklaruar që Aleksandër Vucic mund të vijë lirisht në Kosovës, ndërsa Vulin duhet ta dijë se çfarë e pret nëse futet në Kosovë.