Deklarata e Erdogan, reagon Turqia: Keqkuptim, duam marrëdhënie të mira me Serbinë
Pas zhurmës së madhe që bëri deklarata e kryeministrit turk në Prizren, vjen edhe deklarata e parë zyrtare nga Ankaraja. Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka thënë se deklaratat e kryeministrit Erdogan në Kosovë janë keqkuptuar.“Ato fjalë janë keqkuptuar. Janë vetëm disa fjalë që janë nxjerrë nga një fjalim i gjatë, dhe janë vënë në kontekst që neve nuk na pëlqen. Ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë. Turqia ruan distancën e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit”, ka thënë Davutoglu.Ai ka thënë se Erdogan ka folur për të ardhmen e përbashkët të të gjitha kombeve të Ballkanit, pasi që të gjitha duhet të ecin përpara me paqe e stabilitet.Davutoglu ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me homolgun e tij serb, Ivan Mërkic, në të cilën i ka treguar atij që Ankaraja është e interesuar për marrëdhënie të mira edhe me Beogradin.