Erdogani është përkthyer keq, ai nuk tha Kosova është Turqi!?

Deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.Përkthyesi i kryeministrit turk Bekim Muftarevic ka shpjeguar se çfarë realisht kanë nënkuptuar fjalët e Erdoganit.“Ai e ndjen veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetar i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi. E njëjta gjë do të mund të thuhej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Muftareviç.Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.Deklarata e kryeministrit Rexhep Tayip Erdogan në Kosovë që u përkthye “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” shkaktoi debate të shumta si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.Analistët në Kosovë i cilësuan si të papërgjegjshme deklaratat e kryeministrit turk ndërsa autoritetet serbe e kanë cilësuar si një provokim direkt ndaj Serbisë.Pas kësaj deklarate, Presidenti serb Tomislav Nikolic ka shtyrë për në afat të pacaktuar pjesëmarrjen në takimin tre palësh Serbi-Bosnje Hercegovinë-Turqi, i planifikuar të mbahet në ditët e ardhshme, me arsyen se Turqia duhet ti kërkojë falje Serbisë për deklaratat e kryeministrit turk Erdogan të bëra gjatë vizitës në Kosovë ku ai është shprehur “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi.”“Pres që në Turqi të fitojë arsyeja dhe që Turqia t’i kërkojë falje Serbisë për shkak të agresionit pa armë. Deri atëherë, si president i Serbisë, ngrij pjesëmarrjen time në takimet tripalëshe të Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Turqisë, pasi ai nuk është takim i vendeve luftënxitëse, por shteteve demokratike, në të cilat arsyeja shtetërore udhëheq kah paqja në Ballkan” ka theksuar kreu I shtetit  serb.Serbia pretendon që kryeministri i Turqisë me fjalimin e tij në Prizren, ka shembur marrëdhëniet e mira miqësore të ndërtuara deri më tani, duke shfaqur mungesë respekti ndaj sovranitetit të Serbisë.“Pasi mora presidencën e Serbisë, trashëgova marrëdhënie të mira me Turqinë të vendosura nga paraardhësit e mi. U angazhova që marrëdhëniet të shndërrohen në miqësi të sinqertë të dy popujve. Gjatë gjithë i kohës kam tërhequr vërejtjen presidentit të Turqisë se nuk është në rregull që zyrtarët turq kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Nikolic.