Vuçiç viziton të enjten Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë më 31 tetor Kosovën.Kështu raportojnë mediat serbe, duke cituar një njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.Të premten, Vuçiç ka paralajmëruar se do të vizitojë të gjitha vendet në Kosovë, para zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, së bashku me ministrin pa portofol në Qeverinë e tij, Aleksandar Vulin.Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime ndaj këtij të fundit, për shkak të hyrjes ilegale në Kosovë, disa ditë më parë.