“Kampet rome” të fëmijëve të zhdukur, gjendet fëmija britanik i humbur në ‘91
Vetem pak ore pas zgjidhjes se enigmes se vajzës 5-vjeçare Maria, mes romëve zbulohet një tjetër rast i një fëmije të humbur. Bëhet fjalë për fëmijën me origjinë britanike, Ben Nedhaam, i humbur në ishullin grek Kos në vitin 1991, ndërsa po kalonte pushimet me familjen.
Një gazetë greke ka publikuar foto të një djali të bardhë që jeton në një kamp të madh romësh në zonën Limasol të Qipros, i cili mendohet të jetë britaniku Ben.Dosja e djalit të humbur para shumë vitesh është rihapur pas provave që burime anonime i kanë dërguar Presidentit të shoqatës së avokatëve në ishullin Kos, Panajotis Avrithis. Provat përmbajnë foto dhe një video që tregon një djalë me flokë të verdhë dhe sy blu, rreth të njëzetave i shoqëruar nga disa romë, i cili ka ngjashmëri shumë të madhe me foton e fëmijës britanik të humbur më 24 korrik të vitit 1991.
Sipas këtyre burimeve anonime kampi i romëve u zhvendos nga Greqia në Qipro disa vite më parë për t'ju shmangur shërbimit ushtarak në Greqi.
I pyetur për rastin, Presidenti i shoqatës së Avokatëve shprehet: "Dosja me provat e reja i është dërguar Prokurores së ishullit Alexandra Mousura-s e cila ka njoftuar Interpolin dhe ne po presim që autoritetet qipriote të nisin hetimet për çështjen dhe gjetjen e djaloshit të bardhë".Prindërit e Ben, të intervistuar para disa ditësh nga BBC, pasi rasti i vajzës Maria bëri xhiron e botës, janë shprehur se kjo ngjarje u ka ngjallur shpresat për gjetjen e djalit të tyre dhe mendojnë se ai është akoma gjallë.