SHBA nuk do të tolerojë manipulime në zgjedhje

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka pritur në një takim liderët e subjekteve politike të Kosovës, ndërsa nuk ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.Mësohet se kryefjalë e këtij takimi ka qenë çështja e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.Ambasadorja amerikane u ka bërë me dije liderëve të subjekteve politike kosovare, se nuk do të tolerohet asnjë rast shkelje e rregullave zgjedhore, apo të manipulimeve eventuale.Mesazhi i Jacobson në këtë takim për krerët e partive politike ka qenë ultimativ: nëse evidencohet ndonjë manipulim, SHBA do të ketë qasje tjetër ndaj Kosovës.Ambasada amerikane në Prishtinë ende nuk e ka konfirmuar takimin e ambasadores Jacobson me krerët e subjekteve politike të Kosovës.