Shkup, të shtëna pranë vilës presidenciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2013, 08:00
Të shtëna nga armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në afërsi të vilës presidenciale në Shkup.Sipas njoftimeve nga autoritetet policore, menjëherë janë dërguar njësitet speciale të cilët kanë parë tre persona, një prej tyre grua, të cilët janë larguar në drejtim të një lagjeje pranë vendngjarjes.Policia nuk ka gjetur gëzhoja dhe nuk ka bërë njoftime të tjera lidhur me motivin e këtij incidenti.Vila e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov ndodhet rrëzë malit Vodno, në një distancë të konsiderueshme nga shtëpitë e banimit të lagjes, ku ndodhen poashtu edhe shumica e ambasadave dhe rezidencave të huaja diplomatike.