Daçiç-BE-së: Mos na paraqitni kushte të reja lidhur me Kosovën

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka kërkuar nga vendet evropiane që të mos kërkojnë kushte të reja sa i përket Kosovës për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.Në një intervistë për agjencinë AFP në Londër, Dacic ka theksuar se askush nuk e di linjën e finishit, në negociatat me Brukselin për përpjekjet e Serbisë për integrim në BE.“Çështja më e rëndësishme në negociatat tona për anëtarësim në BE, nuk do të jetë çështje e brendshme, por Kosova. Për këtë arsye ne duhet gjithnjë ta kemi në mendje se duhet të punojmë në normalizimin e raporteve me Kosovën”, tha DacicAi ka kërkuar që pakica serbe në Kosovë të votoj në zgjedhjet lokale më 3 nëntor, megjithëse nga një pjesë e serbëve, po zhvillohet fushatë kundër pjesëmarrjes në zgjedhje.“Ata duhet të shkojnë dhe të votojnë në këto zgjedhje, jo ta ndihmojnë Prishtinën, por për të zgjedhur autoritetet, që do të jenë legale dhe legjitime dhe të cilat do të njihen nga Beogradi, Prishtina dhe Brukseli, poashtu”, tha Dacic.