Vuçiç me Vulin, në Kosovë më 31 tetor!?

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, do të vizitojë Kosovën tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.Sipas informacioneve të gazetë Novosti, Vucic do të insistojë të vijë bashkë me ministrin pa portofol në Qeverinë serbe, Aleksandar Vulin, kundër të cilit Prishtina nisi hetimet dhe lëshoi një urdhër-arrest.Sipas kësaj gazete, kreu shtetëror serb po bën gati “një aksion të ashpër diplomatik” ndaj Brukselit zyrtar, që gjatë javës së ardhshme politikanëve nga Beogradi t’ju mundësohet hyrja pa probleme në Kosovë.Po ashtu, Serbia pret që “BE të gjykojë deklaratën e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan”, që ka thënë se “Turqia është Kosovë, e Kosova Turqi”.