Fushata në Kosovë, rrihen deputetët në Skenderaj

Deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci, raportohet të kenë qenë protagonistë të një incidenti që ka ndodhur të hënën në qendër të Skenderajit. Bashkë me ta, në këtë incident ishin përfshi edhe truprojat dhe shoqëruesit e tyre. Pas shumë versioneve të prezantuara, edhe Policia e Kosovës ka dalë me një deklaratë ku konfirmon incidentin, por e mohon se ka të lënduar.Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën më 28 tetor, rreth orës 13:20 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj ka filluar të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës parazgjedhore i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tubim ka përfunduar rreth orës 13:45, pa asnjë incident.Ndërsa rreth orës 13:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Delija” të Skenderajt, ka ndodhur një rrahje në progres ku sipas informacioneve të para dyshohet se është sulmuar fizikisht deputeti i PDK-se z.Azem Syla dhe Adnan Koci truproje i Deputetit Gani Koci.“Nga informacionet e deritanishme dyshohet se personat e dyshuar janë Gani Geci me disa anëtarë të familjes së tij, ku njëri prej tyre dyshohet se ka mbajtur armë në dorë”, thuhet në informatën e Policisë së Kosovës.Bazuar në hetimet fillestare, Policia thotë se dyshohet se në vend ngjarje ka ndodhur një e shtënë në ajër me armë zjarri, por mbetet të hetohen të gjitha rrethanat e mundshme të këtij rasti.Sipas informacioneve te deritanishme nga tereni nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo të plagosur, thuhet në informatë.Njësite relevante policore, thuhet se kanë reaguar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë arritur ta vejnë situatën nen kontroll, ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.Për të gjitha veprimet policore është informuar prokurori përkatës dhe për informacione të mëtutjeshme do të ju mbajmë të informuar, thuhet në fund të këtij informacioni zyrtar të Policisë së Kosovës.