Nikoliç anullon takimin, reagim kundër deklaratave të Erdogan

Me anë të një deklarate te bere publike nga Presidenca serbe, presidenti serb Tomislav Nikolic ka shtyrë për në afat të pacaktuar pjesëmarrjen në takimin tre palësh Serbi-Bosnje Hercegovinë-Turqi, i planifikuar të mbahet në ditët e ardhshme, me arsyen se Turqia duhet ti kërkojë falje Serbisë për deklaratat e kryeministrit turk Erdogan të bëra gjatë vizitës në Kosovë ku ai është shprehur "Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi.""Pres që në Turqi të fitojë arsyeja dhe që Turqia t'i kërkojë falje Serbisë për shkak të agresionit pa armë. Deri atëherë, si president i Serbisë, ngrij pjesëmarrjen time në takimet tripalëshe të Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Turqisë, pasi ai nuk është takim i vendeve luftënxitëse, por shteteve demokratike, në të cilat arsyeja shtetërore udhëheq kah paqja në Ballkan".Serbia pretendon që kryeministri i Turqisë me fjalimin e tij në Prizren, ka shembur marrëdhëniet e mira miqësore të ndërtuara deri më tani, duke shfaqur mungesë respekti ndaj sovranitetit të Serbisë."Pasi mora presidencën e Serbisë, trashëgova marrëdhënie të mira me Turqinë të vendosura nga paraardhësit e mi. U angazhova që marrëdhëniet të shndërrohen në miqësi të sinqertë të dy popujve. Gjatë gjithë i kohës kam tërhequr vërejtjen presidentit të Turqisë se nuk është në rregull që zyrtarët turq kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës", është shprehur Nikolic.