Emri, asnjë përparim nga bisedimet në Nju Jork

Pa ndonjë rezultat konkret përfundoi edhe raundi i ri i bisedimeve për emrin në Nju Jork. Ndërmjetësi Nimic, i cili zhvilloi takim të përbashkët me negociatorët Jolevski dhe Vasilakis tha se në tryezën e bisedimeve akoma gjendet propozimi i tij i prillit, për të cilën palët shprehën qëndrimet diametralisht të kundërta gjatë vizitës së tij në Shkup dhe Athinë në shtator të këtij viti.Nimic tha se megjithëse qeveritë në Shkup dhe Athinë mund të kenë pozicione të fuqishme mbi këtë propozim, sërish ka hapësirë për ndryshimin apo përmirësimin e këtij propozimi. Hendeku më i madh mes palëve mbetet lidhur me përdorimin e emrit të ri.“Dokumenti i prillit është akoma në tryezë, gjithashtu në tryezën e bisedimeve janë edhe këndvështrimet që i shprehu qeveria në Greqi. Kur isha në Athina ata kishin disa vërejtje lidhur me dokumentin tim dhe më pas kur shkova në Shkup edhe qeveria atje kishte disa vërejtje. Një nga çështjet ka të bëjë rreth përdorimit të emrit të ri, pra nëse kemi një emër..ku do të përdorej ai..në çfarë forme, në çfarë mase..unë prezantova këndvështrimin tim lidhur me këto çështje dhe këndvështrimet e ndryshme në Athinë dhe Shkup për sa i përket përdorimit të emrit të ri. Nëse supozojmë se kemi një emër që njerëzit do ta pranonin atëherë çështja e vetme mbetet lidhur me përdorimin e tij, prandaj ky propozim mbetet në tryezë. Megjithëse njëra qeveri ose tjetra ka pozicion shumë të fuqishëm, e pëlqen apo nuk e pëlqen atë, nuk do të thotë se në duhet ta harrojmë atë plotësisht, sepse ai mund të përmirësohet, të ndryshohet varësisht nga konteksti në mënyrë që njerëzit të mund ta marrin në konsideratë. Në këto negociata megjithëse kanë kaluar shumë vit, asnjë propozim nuk është hedhur poshtë, ne i shqyrtojmë edhe idetë që janë propozuar në të kaluarën”, deklaroi Methju Nimic, ndërmjetës në çështjen e emrit.Nimic tha se megjithëse se procesi i emrit udhëhiqet nën patronazhin e OKB-së, qoftë Ëashingtoni, Brukseli apo ndonjë faktor tjetër që mund të ndihmojë procesin e zgjidhjes së problemit, është i mirëpritur. Çështja e emrit, ishte në qendër të takimit edhe mes kryeministrit Gruevski dhe komisonerit për zgjerim Shtefan Fyle.Kreu i ekzekutivit tha se edhe pse Fyle nuk është indiferent ndaj bllokadës greke prapë se prapë procesi i fillimit të bisedimeve nuk varet nga ai. Gruevski tha se shkaktari kryesor që pengon integrimin është Greqia dhe se duhet të gjendet ndonjë mënyrë që vendi të vazhdojë procesin e integrues.“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje si të ecin proceset përpara në drejtim të fillimit të bisedimeve. Por kjo çështje nuk është e lehtë dhe nuk varet nga vet Fyle, por varet nga fqinji ynë jugor. Megjithatë as Fyle nuk është indiferent për situatën në të cilën gjendemi. 5 vite me radhë marrin raporte pozitive, 5 vite me radhë marrim rekomandimin për fillimin e bisedimeve nga ana e Komisionit Evropian dhe 5 vite me radhë Këshilli Evropian nuk është në gjendje të mundësojë fillimin e bisedimeve për shkak të një shteti anëtar respektivisht për shkak se ai kundërshton emrin e shtetit tonë, gjuhën dhe kombin tonë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.Kryeministri Gruevski shprehu shpresë se edhe takimi me presidentin bullgar Pllamen Oresherski në Bruksel do të japë fryte dhe do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe që Sofja zyrtare do të heq dorë nga bllokimi i vendit në institucionet evropiane. Greuvski përshëndeti edhe deklaratën e ish presidentit Bojko Borisov, i cili tha se Bullgaria nuk duhet të pengojë integrimet e Maqedonisë.