Fushatë pastrimi para festave, aksion kombëtar me 22 nëntor

22 nëntori do të jetë dita kur qeveritarë e njerëz të thjeshtë vullnetarisht do të marrin një aksion për pastrimin e vendit nga mbetjet.Nisma mban emrin "Pastro Shqipërinë në një ditë" dhe eurodeputetja Tanja Fajon do të jenë simbolikisht Ambasadorja e udhëheqjes së kësaj nisme.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se jemi të inkurajuar në këtë nismë për të sjellë një tjetër traditë.Eurodeputetja Tanja Fajon vlerësoi bukuritë natyrore të Shqipërisë, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të japin kontributin modest.Nisma të tilla të ngjashme realizohen në 130 vende të botës. Jo më larg se në Kosovë, 134.000 qytetarë dhanë këtë shembull të ngjashëm, duke pastruar territorin e tyre.