Luan Rama: Lufta kundër drogës, përgjegjësi jo vetëm e policisë

Deputeti, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Luan Rama, mbajti një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Reformën e Politikave të Drogës, e cila po zhvillohet në Londër me organizimin e Grupit Britanik të Unionit Ndër-parlamentarZ. Rama njohu të pranishmit me masat e marra në Shqipëri për luftën kundër drogës, duke e konsideruar atë “një sfidë ku parlamenti mund të luajë një rol më të madh jo vetëm me korpusin ligjor, por edhe për sensibilizimin e opinionit dhe harmonizimin e angazhimit ndërinstitucional, pasi lufta kundër drogës nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e policisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit”.Ndërkaq, gjatë pritjes që Kryetari i Parlamentit Britanik, z. John Bercow dha për përfaqësuesit e parlamenteve pjesëmarrës në konferencën ndër-parlamentare të reformave dhe politikave kundër drogës, zhvilloi dhe një takim informal me z. Luan Rama, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve.Gjithashtu, z. Rama i përcolli Kryetarit të Parlamentit Britanik përshëndetjet e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta.Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama zhvilloi dhe një bisedë miqësore me filantropin e njohur z. George Soros, i cili është një nga të ftuarit për të mbajtur një ligjëratë në Konferencën Ndër-parlamentare të reformave të politikes kundër drogës që po zhvillohet në Londër.Gjatë bisedës z. Soros ka shprehur interes të veçantë për zhvillimet në Shqipëri, ndërsa z. Luan Rama e ka falënderuar atë për ndihmën që ka dhënë përmes fondacionit “Soros” për konsolidimin e demokracisë e në veçanti të lirisë së medias në Shqipëri.