Byroja kombëtare e hetimit, Berisha: Vendim heroik, Rama vendos për hetimin e tij
Ish-Kryeministi Berisha ka denocuar vendimin e fundit të qeverisë Rama për hartimin e e ligjit të ri për krijimin e byrose kombetare te hetimit. Duke e konsideruar një FBI allashqiptare, Berisha deklaron se ky veprim i qeverisë Rama-Meta është në shkelje të Kushtetutës, e cila ia atribuon të drejtën e ndjekjes penale organit të Prokurorisë.Me hartimin e ligjit, akuza zhvishet nga kjo përgjegjësi, shton Berisha, duke i kaluar policisë dhe jo kryepolici, por kryeministri i vendit do te jete dhe kryehetuesi i shtetit. Ish-Kryeministri e sheh këtë fakt si një kërcënim të mundshëm edhe ndaj Presidentit të Republikës dhe çdo zyrtari te larte.“Te dashur miq, mazhoranca Rama-Meta hartoi ligjin e ri antikushtetues te krijimit te FBI ne Shqiperi, pra byrose kombetare te hetimit.Ne kundershtim me Kushtetuten e vendit, nenin 163 te saj, qe thote se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorise hetimin dhe ia kalon ate Policise dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do te jete dhe kryehetuesi i shtetit. Rama i kthehet keshtu pasionit te atit te tij shpirteror Enver Hoxhes dhe daje Kolekes. Por kjo eshte vetem njera ane e zeze e medaljes apo sakrifices se Edi Rames. Ana tjeter sterre e saj eshte fakti qe do jete Rama, vete ai, i cili do te vendose per hetimin e Presidentit te Republikes, bashkekryetarit te mazhorances Meta dhe ministrave te tij” tha ai.Jo vetëm kaq por sipas ligjit të ri, vetë Kryeministri Rama do të hetohet nga po ai dhe Berisha e konsideron këtë një akt heroizmi socialist.“Por prisni sakrificen sublime te Edvinit!Sipas ketij ligji, dhe mos kujtoni se po tallem, do te jete Rama kryehetuesi i shtetit i cili do te vendose per hetimin dhe do te hetoje Ramen kryeminister te vendit. Ky eshte nje akt heroizmi socialist. Rama do te vendose per hetimin e tij. Miq, keto jane karnavalet e pushtetit Rama - Meta! “ përfundon Berisha.