Yee: SHBA, mbështetje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organziuar dhe për këtë qëllim që përafron vendin tonë me BE ofrojnë edhe mbështetje për Shqipërinë. Kjo është konfirmuar në Tiranë nga zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee pas takimit që zhvilloi me Ministrin e Jashtem Ditmir Bushati.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri. E falenderova Ministrin për rrëfiminin dhe demostrimin e qartë të Shqipërisë drejt BE. Diskutuam marrëdhëniet, miqësinë dhe partneritetin e fortë mes Shipërisë dhe SHBA si dhe dëshirës për ta bashkëndarë këtë marrëdhenie. Diskutuam qëllimin tonë të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për të shkuar në BE, si dhe kemi ripohuar angazhimin e SHBA për ta mbështetur në këtë rrugë, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” tha ai.

Zyrtari amerikan ka vlerësuar gjithashtu rolin e Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike të Veriut, kryesisht pjesmarrjen e forcave tona ushtarake në misionin në Afganistan.“Shpreh mirënjohjen e SHBA për kontributin e Shqipërisë në NATO, veçanërisht në misionin ndërkombëtar në Afganistan. Ministri dhe unë ramë dakord që të vazhdojmë marrëdhëniet për të çuar përëpara paqen dhe stabilitetin në rajon dhe gjetkë” përfundoi Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee.Nga ana tjetër Ministri Bushati e siguroi Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar me reformat ne drejtesi.

“Pata kënaqësinë të ndaj me Zëvënëndësndihmës Sekretarin e Shtetit pikëpamjen për bashkëpunimin dypalësh, brenda kuadrit të NATO-s ku dy shtetet tona janë të angazhuara krah për krah njëra- tjetrës. Pata rastin të falënderoj SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e  vështirë të procesit të integrimit evropian dhe në këtë kontekst e sigurova zotin Hoyt Brian Yee se qeveria shqiptare do të vazhdojë me reforma të nevojshme në fushën e shtetit të së drejtës, antikorrupsionit, krimit të organizuar dhe drejtësisë në përgjithësi, jo vetëm për të vazhduar rrugën drejt BE-së por edhe për të transformuar shoqërinë shqiptare dhe për të zhvilluar ekonomikisht vendin tonë”- theksoi Bushati.